Ofrohet për shitje Apartament 2+1+2 Tualete, i pozicionuar zonën e “Don Bosko” shumë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë. Apartamenti ndodhet në katin e 2-të banim, të një pallati të ndërtuar në vitin 2020–2021. Apartamenti ndodhet brenda një kompleksi të mirëadministruar, me ashensor që ka kapacitet për 6 persona dhe me kushte shumë të mira ndërtimi. Organizohet në një sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe dalje në një ballkon të madh, dy dhoma gjumi komode, dy tualete, si dhe një korridor të madh shpërndarës që lidh të gjitha ambientet. Prona është e mobiluar, e shtruar me pllaka dhe e pajisur me 2 kondicionerë. Ofron hapësira të bollshme dhe organizim funksional. Shkalla ka ajrosje natyrale dhe pallati është i pajisur me sistem kundër zjarrit, duke garantuar siguri dhe komoditet. Ndodhet shumë pranë Spitali Ushtarak i Tiranës dhe stacionit të urbanëve, me akses të lehtë nga rruga kryesore, çka e bën një mundësi ideale si për banim ashtu edhe për investim.
Organizimi:
- Ambient ndenje dhe gatimi
- 2 Dhoma gjumi
- 2 Tualete
- Ballkon
- Korridor shpërndarës
- 2 Kondicionerë
- Me pllaka
- Kati i 2-të banim
- Ndërtim i vitit 2020-2021
- Administrimi kushton 1500 Lekë ( aktualisht për një vit është i paguar)
- Ashensor me kapacitet për 6 persona
Për më shumë informacion: +355 682034012









